Lokalitetet

Gjyteti i Dubovcit

Shtrihet në malet e Çyqavicës, në jug-perëndim të Vushtrrisë, rreth 10-12 km larg saj, kryesisht në trevën e Drenicës, në rrugën e vjetër që lidhte pjesën e rrafshit të Kosovës dhe të Drenicës, në malin Vullkanik që vendasit e quajnë “Kodra e Kalesë” po edhe “Kodra e Gjytetit”. Aty gjenden gërmadhat e një kështjelle me një sipërfaqe rreth 3 hektarësh. Ky lokalitet është shumë shtresor, ku jetesa zë fill së paku në epokën e bronzit të vonë përkatësishtë në kapërcyll të bronzit të vonë në hekurin e hershëm, për të vazhduar në fazën e dytë të hekurit, gjatë periudhës të sundimit romak, në antikitetin e vonë sikundër edhe në mesjetën e herëshme.

Zhvillimi kulturor në këto gjytete, si edhe ne gjytetet tjera mund të ndriçohet në tri faza:

  1. Faza paradardane shek. XII – IX p.e.s.
  2. Dardane
  3. Faza Dardane, përiudha helenistike, shek. IV p.e.s.

Gjyteti kishte një strategji të volitshme. Në bazë të shtresave kulturore ku janë gjetur gjetjet, këtu dallohen dy civilizime. Muri kryesor kështjellor ishte i mbrojtur prej një paramuri (muri të rendit të parë për pengesë). Përgjatë rrezës së kalasë janë zbuluar bazat e murit me trashësi 2m të ruajtura nën dhe me lartësi 2,5m. Këto mure i përkasin kryesisht përiudhës së civilizimit B. Ky mur harkonte murin e gjytetit në një lartësi prej 100m duke shkuar pikave më strategjike. Sa shihet edhe nga fragmentet e kalldërmit të rrugëve dhe të gërmadhave, Gjyteti kishte dy palë dyer. Brenda në kështjellë gjendet një gropë qe populli e quan Bunari I Gjytetit, që thuhet se ishte i thellë deri te niveli i prroit të Grykës. Në kështjellë janë getur shumë artefakte, si vegla nga hekuri, keramikë e bërë cirk, tulla tjegulla, mbishkrime në mermer, dalta shpojsa, gurë moknash dhe ogërshak, armë: heshta, shigjeta, thika, etj dhe stolisje: karfica, togëza, vathë, etj. - si dhe shumë monedha të periudhave të ndryshme historike, duke filluar nga shek. II-IV të epokës sonë. Gjyteti ishte vend i civilizimit që mori fund nga stihia e zjarrit.

Hulumtues serb bartën nga Gjyteti thesarin arkeologjik. Nga ky lokalitet Muhamet Pirraku thotë së i ka 20 monedha. Disa monedha i ka blerë prof. Relja Novakoviqi nga Beogradi. Dr. Halil Zyqaku mjek, thotë: “…se Relja Novakoviqi ka qenë disa here dhe ka marrë shumë eksponate nga këtu. Nja 100 monedha nga Kamer Zyqaku i ka blerë Paluk Gjokaj nga Mitrovica”. Civilizimin e hershëm në Gjytet e shkatrruan romakët, ku me një civilizim tjetër ky lokalitet vazhdoi deri në shek. IV.

Shiko më shumë...

Gjyteti i Strofcit

Strofci është fshat që gjendet në pjesën veripërendimore rrëzë malit Qyqavicë. Si vendbanim përmendet në burimet Osmane, në regjistrimet kadastrale të tyre që nga viti l455, mirëpo eksponatet e gjendura në këtë lokalitet si dhe materiali arkeologjik, na bëjnë me dije se këtu kemi të bëjmë me një lokalitet Dardan të periudhës së neolitit, respektivisht të Halshtatit, të periudhes Ilire, Romake dhe Bizantine. Tërë kompleksi arkeologjik kështjellor kap një rreth prej 800x500m, i ndarë në dy pjesë, në Gjytet dhe Prapshti. Qyteti përfshin një siperfaqe 250-450m. Tradita thotë se ky qytet ishte edhe kryeqytet i Artakollit.

Kultura materiale në Prapshti është e varfër. Kryesisht gjenden themele të mureve kështjellore, mure të ndertesave dhe vegla të ndryshme. Eshtë gjetur edhe një çekiç nga bakri i rëndë rreth 3kg. Muret kështjellore ishin të gjëra vende-vende deri në 4 metra, dy prej të cilave me nga dy metra. Ky kompleks është i vendosur në vendin më strategjik të një kodre e cila dominon pjesën e fushës kah lumi i Sitnicës dhe Rrafshin e Kosovës. Gjyteti i Strofcit kishte dy dyer të fortifikuara me pengesa e hendeqe të tjera. Në pikën më strategjike të lokalitetit kishte gërmadha të një ndërtese me dimenzione 25x25m, me mura të trasha 1,5m. Përreth kësaj ndërtese kishte baza të ndërtesave me dimenzione më të vogla, kurse në murin kështjellor afër kësaj ndërtese ekzistonin disa kulla fortifikuese.

Kultura materiale e një ndërtese që gjendet në pjesën e poshtme veri-lindore të gjytetit është me interes të vacant, të cilën populli e quan Kishë dhe Kisha e Gjytetit. Kjo ndërtesë arrinte 25x25m, e ndërtuar me gurë dhe tulla me baltë. Tërë lokalitetin e kanë përshkuar rrugë magjistrale të drejta, rrugë me kalldrëm dhe asosh me terraca, shkallë-shkallë. Pos kullave me mure kështjellore, Gjyteti kishte edhe një sistem kullash për mbrojtje me pika strategjike përreth. Kishte edhe shumë mure të tjera fortifikuese. Në shtresat e poshtme, kultura materilae pararomake i gjasonte fortifikimeve përreth, si Maja e Zezë, derisa në shtersat më të larta gjasimet ishin më të vogla. Civilizimet në këtë gjytet vazhdojnë edhe gjatë tërë periudhës romake, e si duket vazhdon edhe gjatë mesjetës, për arsye së në bazë të regjistrimit osman të vitit 1455 identifikohet ky vendbanim. Rrethina e tij ishte e banuar sidomos në periudhën Kristiane, më vonë Bizantine, që dëshmojnë mbeturinat e kishave në tërë Artakollin. Sipas gojëdhënave tradicionale, Qyqavica kishte 77 përrenj, 77 kroje dhe 77 kisha.

Shiko më shumë...

Gjyteti i Smrekonicës

Në bazë të gjetjeve arkeologjike mund të konkludojmë së Gjyteti i Gjytezës shtrihej nga Rrafshmiri e deri në Rashan. Gjatë punës së bujqëve nëpër arat e Rrafshmirit janë gjetur themele të murëve të vjetra. Ndoshta këto janë ato themelet e qytetërimit të vjetër që legjenda thotë së macja ka shkuar nëpër mure e rethoja të shtëpive nga Vushtrria në Trepçë. Sipas prof. Emin Fejzës, disa kushërinj të tij kanë gjetur urnë me hi në fshatin Kçiq, fare pranë Gjytezës, të cilat nuk i kanë ruajtur. Mund të konkludohet së edhe ky fshat bënte pjesë në kuadër të civilizimit dhe urbanizimit të qytetit.

Mbi fshatin Gjytezë janë disa thellina të quajtura Birat e Kishës. Mendohet së në ato anë janë nxjerrë xehe të ndryshme. Burimet serbe ketë qytet e quajnë me fjalën poashtu Gjytet, 6km në jug-lindje të Mitrovicës. Zbulimet e arkeologjike do të hedhin dritë për shtrirjen gjeografike të këtij qyteti me të kaluarën.

Shiko më shumë...

Vendi arkeologjik - Banjskë

Banja është lokalitet i neolitit të vjetër, ku është gjetur një sëpatë e tipit Starçeviçian dhe një altar votiv në vendin e quajtur Katunishtë - Soishtë në një kishë që popullata vendase e quan Kisha e Vogël, si dhe shumë gjurmë nga qeramika.

Sipas arkeologut Haxhi Mehmetaj, sa i përket mbishkrimit të altarit votive të Banjskës së Vushtrrisë është epiteti propulsator i perëndisë Jupiter, i cili dëshmohet për herë të parë në Dardani dhe nuk shfaqet askund tjetër. Ky altar është gjetur nënjë kishë që popullata vendase e quan Kisha e Vogël, në vendin e quajtur Soishtë. Ndërsa fillimisht ka qenë I vendosur në ndonjë tempull a vend kulti të vendbanimit të antikitetit. Altari është punuar nga mermeri kokërrmadh vendor, I ngjyrës së bardhë, në përbërje të të cilit hetohen damarë të kuqrremtë të mineralëve të xehes së hekurit. Nga ana tipologjike I takon altarëve kënd drejtë me bazë dhe kurorë që zgjerohen në formë trapeze, origjina e të cilëve mendohet të jetë nga shtyllat e gurit të monumentëve mortore. Kurora e altarit me një pjesë të sipërme të trupit të anës së pasme dhe këndi i majtë i anës së përparme të bazës janë thyer, mbase në mesjetë, për shkaqe praktike të vendosjes së tij në kishë. Altari ka përmasat: 98x47x36cm.

Mbishkrimi është ky: IOM / PROPULSATORI / ETCETERISDIS/ DETABUSQVE/ C. VARIUS/ MARTIALISS/ O. V. E transkriptoi: I (ovi) O (ptimo) M (axsimo)/ propulsatori/ Et Ceteris (QVE) dis/ Detabusquve (trajtë dialektore për deabusqve)/ C. Varius/ Martialiss / o (ptimo) v(iro). Edhe pse nuk ka dëshmi të mjaftueshme për datimin e saktë të monumentit, megjithatë, tiparet paleografike të shkronjave, vecanërisht mënyra e skalitjes së shkronjave ED dhe shkronjave S që nga rreshti i dytë e deri në rreshtin e pestë, janë tregues bukur të sigurtë që altarin do ta venë në një hark kohor të gjysmes së dytë të shek. II apo III pas erës sonë. Perënditë që e shoqëronin Jupiter Propulsatorin: Epiteti propulsor (parandalues) i Jupiterit për herë të pare shfaqet në altarin votive të Banjës së Vushtrrisë dhe përgjithësisht në Dardani. Madje për aq sa kemi të dhëna, ky epitet I Jupiterit nuk është dëshmuar askund në Përandorinë Romake. Kjo njëherazi dëshmon përkatësinë Dardane të Perëndisë Jupiter Propulsatorit.

Cilat ishin atributet e kësaj perëndie? Pse adhurohej? Çka parandalonte Jupiter Propulsatori? Rreziqet që vinin nga sëmundjet dhe epidemitë apo rreziqet nga luftërat? Vendbanimi I antikitetit, nga ku u mor altari e u vendos në kishën mesjetare, shtrihej pranë burimit të ujit termal, temperaturat e të cilit edhe gjatë stinëve të ftohëta të vitit nuk zbret nën 18 gradë celzius. Sipas ujit termal u emertua fshati Bajë dhe përroi Topluhë. Tempujt e Asklepit, perëndisë së mjekësisë, ngriteshin pranë burimëve të ujit termal, lumenjeve dhe përrenjve.

Shiko më shumë...

Pestova

Fshati Pestovë gjendet në Komunën e Vushtrrisë dhe shtrihet buzë magjistralës Prishtinë--Mitrovicë, në anën e majtë të kësaj rruge, rreth 4 km pa arritur në qytetin e Vushtrrisë, në një zonë mjaft të begatshme bujqësore.

Me rastin e hapjes së kanalit për infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, në vitin 2005, u ndërmor një gërmim shpëtimi nga arkeologët, dhe me ç’rast u zbuluan pjesërisht themelet e një Villae Rusticae, që ishin shtëpi tipike banimi të kohës romake të vendosura në vendosura në fshatra larg qendrave urbane. Zakonisht ato ishin njëkatëshe, me atrium apo oborr qëndror.

Vilat, sipas arkitekturës antike romake, kishin një strukturë komplekse ndërtimi duke u përbërë nga disa ambiente shoqëruese si banjë apo termae dhe nga dhe nga depozita te ujit të pijshëm. Vila Rustica e Pestovës ishte një vile me koridor. Vila në kulturën romake nënkupton një shtëpi luksoze, në qytet (villae urbana), kurse në fshat (villae rusticate) ku shërbente si vendpushim apo vend relaksimi I familjeve të pushtetshme dhe të pasura romake. Vila përbëhej nga shtëpia e Padronit (në rastin tonë vila duhet të ketë qenë pronë e një familjeje latifondiste, mbase e amiljeve të pasur Furi apo Ponti të Ulpianës antike). Vila zakonisht shoqërohej nga stalla e kafshëve shtëpiake, punëtoria dhe depoja apo magazina për strehimin e të korurave. Duke u mbështetur në hartën antike Tabvla Imperii Romani, mendohet se fare pranë mund të ketë kaluar traseja e rrugës që lidhte Ulpianën me qytetin antik të Municipum DD.

Shiko më shumë...

Gumnishtë

Është vendbanim kodrinoro-malor në masivin e Albanikut, rreth 18 km në verilindje të Vushtrrisë. Është fshat i tipit të shpërndarë, i ndarë në katër lagje që janë mjaft larg njëra-tjetrës, deri në 2 km. Përfshinë një teritor mjaft të gjërë. Si vendbanim është i regjistruar në Muhasebe-l Vilayet-I Rum-ili Defteri 1530 (937 h), në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Gunishte.

Fshati ndodhet në një vendbanim Dardan me emrin Katunishtë, ku edhe sot gjenden gërmadhat e këtij lokaliteti buzë një lumi të fshatit. Këtë e dëshmojnë themelet e këtij fashti, pasi që ky fshat ndodhet në një luginë në formë të shkronjës ‘T’. Aty gjenden disa grumbuj gurësh, ku ende sot e kësaj dite nuk është bërë ndonjë hulumtim arkeologjik. Katunishta është e shtrirë mbi lagjen e sotme të Zekajve. Afër saj gjindet edhe “Mali I Kishës”, “Lugu I Kishës”, e këtë e vërteton edhe një themel i asaj kishe afër këtij mali në vendin Ulicë.

Sa i përket këtyre vendbanimeve të vjetra, të nohura nga populli me emra si: Katunishte ose Selishte, si edhe lokalitetet antike të gjyteteve, të cilat gjatë historisë janë zhdukur dhe emri i tyre është harruar në rrugën e gjatë të historisë. Katunishtet ishin vendbanime parasllave. Kur ata erdhën nga veriu i lumit Danub dhe u vendosën në këto anë, vendbanimet vendase i dogjën, popullatën deri diku e çvendosën, e në vend të tyre u vendosën ata vet.

Shiko më shumë...