Rreth nesh

Rreth nesh

VushtrriAntike – Vetëdijësohu dhe informohu për vlerat trashëguese dhe kulturore të qytetit antic të Vushtrrisë.

VushtrriAntike është një projekt i mështëtur nga Innovations Lab Kosovo në bashkëpunim me UNICEF dhe PEN, që ka për qëllim vetëdijësimin dhe informimin për vlerat trashëgimore dhe kulturore që janë në kuadër të Komunës së Vushtrrisë, e që rrjedh si pasojë e informimit joadekuat lidhur me vlerat trashegimore, kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike që i posedon ky qytet.

Vushtrria është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM – VICIANA, një emër i lashtë Ilir.

Të dhënat që janë paraqitur në këtë ueb-faqe, rrjedhin nga bashëpunimi i ngushtë i ekipit të VushtrriAntike me Muzeun Historik-Etnografik të Vushtrrisë. Në këtë ueb-faqe do t’i gjeni listën e monumenteve dhe lokaliteteve që kanë vlerë antike, vendndodhjen e tyre dhe gjendjen e tyre momentale.


Në linkun e kontaktit mos hezitoni t’a ndihmoni zhvillimin e VushtrriAntike, duke dërguar fotografi të pamjeve të vjetra të monumenteve dhe lokaliteteve të Vushtrrisë. Gjithashtu ndjekeni faqen VushtrriAntike në facebook, për më të rejat e fundit.

ME VUSHTRRIANTIKE PËRJETONI TË KALUARËN!